N.T.SH. TERMO-KLIMA // Prishtinë – Mitrovicë është themeluar ne fillim të vitit 2000 si ndërmarrje private-familjare për projektim, revidim, mbikëqyrje dhe montim e testim te instalimeve për ngrohje, ftohje, ventilim dhe klimatizim nga ana e një inxhinieri më përvojë të gjatë në ekonomi (KEK dhe Trepçë afër 20 vite dhe në arsimimin superior si ligjërues ( në fakultetin e makinerisë-Prishtinë-, Fakultetin e Xehetaro-Metalurgjisë-Mitrovicë dhe shkollën e lartë teknike në Mitrovicë mbi 20 vite).
Këtë ndërmarrje tash e udhëheqë edhe më me sukses i biri i themeluesit.
N.T.SH. TERMO-KLIMA:
• Shet pjesë, pajisje, aparate, instrumente dhe vegla nga lëmia e ngrohjes qendrore, ftohjes, ventilimit dhe klimatizimit (shkurt-HVAC- Heating, ventilation and air conditioning).
• Projekton, monton, teston, lëshon në punë dhe servison pajisjet, aparatet dhe instalimet nga HVAC duke i përdorur standardet Ndërkombëtare, Evropiane dhe Amerikane (ISO, DIN dhe ASHRAE).
• Është përfaqësuese e autorizuar për Kosovë e liderit botëror në klimatizim DAIKIN- Japoni dhe ndërmarrjes të njohur evropiane EMMETI- Itali.
• Si partner të Termo- Klimës me të cilët bashkëpunon vazhdimisht janë: ROTEX-Gjermani, HONEYWELL-SHBA, HACA GERODUR- Zvicër, AIRFEL-Turqi, DE LONGHI-Itali, ALARKO CARRIER-Turqi-SHBA, MAKTEK-Turqi, etj.
Motoja e ndërmarrjes:
• Shumë risi nga termoteknika mund t'i gjeni te N.T.SH. TERMO-KLIMA exclusive Prishtinë.
Për shtëpia dhe banesa ekskluzive ju ofrojmë zgjidhjet adekuate më garancione shumë vjeçare dhe komfor të perfeksionuar.
Me dijeninë teorike dhe punën praktike shumë vjeçare e profesionale dhe me sjellje korrekte duke i përdorur prodhimet kualitative ( me çmime solide) kemi përfituar dhe jemi duke përfituar vazhdimisht besimin e shumë klientëve nga Kosova e regjioni.